Kledi Kadiu kurorëzon dashurinë me bukuroshen franceze: Dasma mes miqve dhe të ftuarve specialë!

Showbiz

kledi kadiu

Pas disa vitesh bashkjëtese me bukuroshen franceze, Charlotte Lazzari, erdhi koha që balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu t’i japë fund beqarisë. Pak kohë më parë u zbulua se Kledi do të martohej në një zonat më të bukura të Romës dhe në dasmën e tij do të ishin të ftuar emra të njohur, kryesisht nga bota e artit. Dhe kështu ndodhi!

kledi dasma

Ditën e sotme balerini shqiptar ka kurorëzuar me martesë, buzë liqenit të Braçianos në një ceremoni të thjeshtë, dashurinë e tij. Në këtë ditë që shënon jetën e Kledit, sigurisht që nuk mund të mungonin si të ftuar specialë edhe artistët shqiptarë. Ndër ta Ilir Shaqiri, Anbeta Toromani, Dorian Grori dhe ish-futbollisti Igli Tare.

kledi dasem

Nuk kanë munguar urimet edhe nga kolegët balerinë italianë si Rosella Brescia, e cila ka shkruar në ‘Instagram’-in e saj: “Urime mik i dashur”. Kledi dhe partnerja e tij Charlotte janë edhe prindër të një vajze dy vjeçare, Lea.