Klea Huta tregon përgatitjet për ardhjen e bebit; ‘Nuk mund ta besoj që kjo ditë erdhi kaq shpejt’!

Showbiz

Klea është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe partneri i saj Elgit Doda, do të bëhen prindër për herë të parë. Ajo ka ndarë emocionet e blerjeve dhe përgatitjeve të para për ardhjen në jetë të bebit.


“O zot, nuk mund ta besoj se kjo ditë erdhi. Po përgatis gjërat e para të bebit dhe është shumë shumë emocionuese. Sapo të bëj gati valixhen do jua tregoj në një video”, ka shkruar Klea krah një postimi ku tregon disa blerje për beba.