Klea Huta pozon me barkun e rrumbullakosur

Showbiz

Brenda pak javësh moderatorja Klea Huta, do të bëhet nënë për herë të parë. Ashtu si shumë shtatzëna, edhe ajo nuk i ka rezistuar dot tundimit, e të bërit një seti fotografish, nga momentet e pritjes së ëmbël.

Këtë të diel, Klea ka publikuar njërën prej tyre, ku pozon me barkun zbuluar. Klea dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë. Para pak ditësh, ata zbuluan se do të bëhen me djalë.