Dyshimet që u ngritën vetëm një ditë më parë, morën fund, sepse vetë ata vendosën të flasin. Mjaftoi vetëm një foto me shënimin “Në pritje….” që ngriti lloj-lloj dyshimesh për Klean dhe Elgitin. Lajmet me tituj si “Në pritje të ëmbël?”, “Klea Huta është shtatzënë?” apo edhe pyetjet e fansave pas fotos që u postua nga çifti në Instagram morën fund.
Vetëm një ditë pas postimit të fotos e cila ngjalli shumë dyshime, kantautori i njohur dhe partnerja e tij vendosën të japin një lajm të ri. Së shpejti, ata do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor. Lajmin e kanë postuar të dy në Instastory duke lajmëruar se janë në pritje të një videoklipi.