Klea dhe Elgiti zyrtarizojnë lidhjen?

Showbiz

klea
Edhe pse e bënë aq të vështirë lidhjen e tyre me “jemi dhe s’jemi të dashur”, “jemi vetëm shokë”, “jemi miq të mirë”, “jemi bashkëpunëtorë” e të tjera deklarata si këto, Klea dhe Elgiti, më në fund u dorëzuan para të gjithëve dhe pranuan se janë në një raport më shumë se miqësor, madje më shumë se aq – lidhja e dashurisë qenka bërë edhe familjare. Por edhe nëse nuk do të ishte kështu, natyrisht të dyja familjet shikonin, dëgjonin e lexonin lajme për dy të rinjtë.

klea 4

Klea zbulon edhe çfarë mendimi kanë pasur prindërit për partnerin e saj pasi ajo u a ka prezantuar. “Ka qenë një mendim shumë i mirë, shumë pozitiv, dhe çka është më kryesorja “nëse ti je e lumtur, jemi të lumtur dhe ne”… – i kanë thënë prindërit Kleas. Epo, duket se edhe nëse nuk ka ndodhur ende, shumë shpejt ndoshta do të dëgjojmë lajme të reja për zyrtarizimin e lidhjes së tyre.