Që nga momenti kur lidhja e tyre u bë publike ata u kthyen në një nga çiftet më të dashur për publikun. Çdo moment që Klea Huta dhe Elgit Doda ndajnë me ndjekësit e tyre, ngjall gjithmonë shumë kuriozitet.
Dita e sotme për çiftin është shumë e rëndësishme pasi ata festojnë 2 vjetorin e dashurisë së tyre. Nëpërmjet një fotografie të postuar në ‘Instagram’ Elgiti ka vendosur në përshkrim vetëm numrin “2” dhe lumturia në fytyrat e tyre e shpreh më së miri dashurinë e madhe. Kujtojmë se Klea dhe Elgiti i kanë bërë njëri-tjetrit dedikime të përjetshme në trup, me anë të tatuazheve që mbajnë në duart e tyre.