Klajdi Haruni bëhet nostalgjik: Jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin!

Showbiz

haruni
Përpara më shumë se tre vitesh, Klajdi Haruni ishte një nga emrat që ju shtua skenave të muzikës shqiptare. Fama nisi me ‘Mamica’ dhe nga këngët ritmike këngëtari eksperimentoi me baladat. Ditën e sotme ai ka zgjedhur të kujtojë bashkëpunimin e parë me Flori Mumajesin, kolegun dhe mikun e tij më të mirë.Afërsisht 4 vite nga publikimi i këngës së parë së bashku me titullin “Lutem unë sot”, Klajdi ka shkruar pak fjalë për projektin në fjalë dhe punën me Florin.

harunikl 1466255290 6973399

“E dua aq shumë këtë këngë. Është dashuri e parë, është nga ato këngët që nuk vdes kurrë sado vite të kalojnë… Ndihem shumë me fat Flori Mumajesi që këndoj muzikën tënde, muzikën që buron nga shpirti, pa shumë filozofi, me fat që e kam nisur me ty këtë rruge, që mësoj e rritemi çdo ditë, në ditë të mira, por edhe kur ditët janë të vështira, ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin”,-ka shkruar këngëtari.