Kjo veshje nuk i ndahet Jennifer Lopez

Showbiz

Njëzet vite më parë, Jennifer Lopez mahniti tapetin e kuq të Grammy AWards me fustanin e gjelbër Versace, të cilin pasi e riktheu sërish në qendër të vëmendjes pak kohë më parë, e ka bërë së fundmi pjesë të garderobës së përditshmërisë.

Jennifer u pa në Miami e veshur me pantallona dhe këmishë me të njëjtat printe. Çanta e vogël gjithashtu u frymëzua nga fustani. Jennifer e kompletoi veshjen me një palë atlete të bardha Versace dhe syze me shkëlqim të gjelbër.