Kjo verë sjell një dashuri të re për Asli Enver; Ja se kush ia ka fituar zemrën asaj

Showbiz

A e dini se sa e vështirë është të kesh një jetë private kur je një person i famshëm? Fama ka një kosto të lartë! Ju nuk mund ta keni një të tillë kur keni arritur majat e suksesit në karrierën artistike! Asli Enver, protagonistja e serialit me një rekord shikueshmërie “Nusja nga Stambolli” nuk ka mundur dot të fshehi gjurmët e një dashurie të re që ka lindur në zemrën e aktores. Po kush njeriu që e ka bërë për vete atë? Sarp Batur, është dashuria e saj e re.  “Gjurmët e fotove në rrjetet sociale nuk i kanë ndihmuar ata ta fshehin privatësinë e dëshiruar. Asllë dhe “njeriu misterioz” deri tani ishin fotrografuar në rrugë së bashku ku shfaqeshin të afërt, aktorja kishte hedhur krahun në supin e tij ku dukeshin më tepër se miq por ajo qëndroi e heshtur për këtë çështje.  Megjithatë fansat e saj bën punën e detektivit duke ndjekur çdo gjurmë në rrjetet sociale deri sa zbuluan se Sarp ishte ‘personazhi misterioz’. Dyshja duket sikur është duke shijuar fillimin e një romance të ëmbël dhe që tani po bën bujë në botën e shoëbizit turk edhe pse dyshja po bën çmos për ta mohuar duke thënë se ata janë vetëm miq. Sarp Batur ka një vajzë nga martesa e tij e mëparshme. Ndërsa aktorja 37-vjeçare ka qenë e martuar me aktorin, modelin dhe ish-basketbollist turk Birkan Sokullu.