Hailey Baldwin, modele e njohur dhe tashmë dhe bashkëshortja e Justin Bieber, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, të gjitha problemet e saj me ankthin dhe se cfarë ajo fsheh pas fotove të bukura të instagramit. Jo gjithcka është fushë me lule por Hailey ndryshe nga shumë njerëz të njohur vendosi që 2019 t’a nisë në mënyrën më të sinqertë.
“Jam 22 vjeç dhe sado e bukur duket jeta ime në pamje të parë, unë vuaj. Jam e pasigurt, jam e lënduar, kam frikë, kam dyshime, kam ankth, unë mërzitem, unë inatosem. Kam patur aq shumë ditë ku qëndroja në ‘Instagram’ duke krahasuar veten me të tjerët, duke krahasuar look-un tim, duke menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë. Vuaj për vetëbesimin që duhet të kem. Ky është problemi më i madh që kam. Çdo ditë është një betejë e imja për të fituar besimin tek vetja”,-shkruan Hailey.