Kjo përflitet të jetë arsyeja e ndarjes të Reese Witherspoon dhe Jim Toth, pas martesës 12 vjeçare

Showbiz

E ashtuquajtura ‘Kriza e mesit’ e Jim Toth, bashkëshortit të aktores së famshme Reese Witherspoon, thuhet se nxiti divorcin e tyre.  Ishte vetë aktorja e cila njoftoi ‘vendimin e vështirë’ për t’u ndarë. Witherspoon, e njohur  për interpretimin e dhjetra roleve të suksesshme, dhe ishbashkëshorti i saj, kanë gjithashtu një djalë dhjetëvjeçar nga martesa e tyre e cila zgjati 12 vite.

Së fundmi u tha se një mik i familjes pohoi se aktori dhe producenti, Jim Toth, 52 vjeç, kishte ndryshuar shumë dhe nuk ishte më i njëjti burrë me të cilin ishte martuar Reese. Ai kishte rrëfyer ndër të tjera se Toth kishte filluar të vishej si gjysma e moshës së tij, përdorte bizhuteri, shtonte tatuazhe të çuditshme dhe nuk sillej më njësoj.  Sipas raportimeve ky mik i afërt i familjes kishte rrëfyer gjithashtu se ata do të vazhdojnë të jenë prindërit djalin e tyre duke mos hequr dorë nga përgjegjësitë.

 

Kujtojmë se Witherspoon është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë me ish-bashkëshortin, Ryan Phillippe. Reese dhe Jim, të cilët u martuan më 26 mars 2011, duket se mbrritën në fundin e martesës së tyre pak ditë më parë. “Kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë, kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar.Kemi kaluar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me dashuri të thellë, mirësi dhe respekt të ndërsjelltë për gjithçka që kemi krijuar së bashku. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa lundrojmë në këtë kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtetë respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë gjatë kësaj periudhe”, thuhej në deklaratën e përbashkët të ish-çiftit, postuar nga aktorja në rrjetet sociale pak ditë më parë. Gjithashtu u tha se ndarja e tyre ishte miqësore dhe erdhi me qetësi dhe pa zhurmë.