Stina e verës është ajo ku të gjithë dashur pa dashur duhet të ekspozohen më tepër se zakonisht. Frekuentimi i plazhit të imponon të qëndrosh me rroba banjo dhe ky është momenti që shumë femra kompleksohen. Fotot në Instagram dihet që janë shumica të edituara dhe kjo është më e përhapur tek “VIP-at”.
Duket se këngëtares së famshme, Demi Lovato, kjo gjë i ka ardhur në majë të hundës dhe preferon të mos i rregullojë më fotot e saj por të shfaqet ashtu si realisht është. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku dallohen shumë qartë strijat dhe celuliti.
View this post on Instagram
“Kjo ishte frika ime më e madhe, por ia dola! Kam kompleksuar veten për shumë kohë duke edituar çdo fotografi dhe ndihem shumë e lirshme tani që po ju tregoj atë që vërtet jam..
Ishin këto vetëm disa nga fjalët që Demi shkruajti bashkëngjitur fotos e cila përveçse ishte shumë e bukur, na sensibilizoi të gjithëve!