“Kjo është për ju, fansat e mi!”, këngëtarja me famë botërore rikthehet në treg pas shumë akuzash

Showbiz

Ajo është akuzuar që ka humbur zërin, që nuk këndon dot live dhe që asnjëherë nuk këndon live në koncertet e saj, gjithashtu që ka abuzuar emocionalisht me disa nga të punësuarit e saj, por këto janë vetëm fjalë sipas saj dhe asgjë nuk e ndalon Mariah Carey të vazhdojë aktivitetin e saj muzikor.

Nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja ka njoftuar se ajo po bën gati albumin e ri të “The Rarities”, i cili do të hidhet në treg 2 tetor.

“Kjo është për ju, fansat e mi,” shkroi Mariah. “Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite me dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohës për ju. Albumi publikohet më 2 tetor. ”

Kënga e parë e këtij albumi, vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill dhe do të dalë në treg këtë të premte, më 21 gusht.