Kivanç Tatlitug përveçse një aktor shumë i pëlqyer dhe i suksesshëm, në fillimet e tij ka qenë i angazhuar në modeling. Duket se pas kaq vitesh në kinematografi, aktori i është kthyer pasionit të tij të vjetër.
Flitet se Kivanç do të jetë imazhi i një marke të njohur veshjesh dhe kontrata do t’i ofrojë jo pak, por plot 5 milionë pound. Të jesh i bukur është fat, por të dish ta përdorësh bukurinë kërkon aftësi dhe Kivanç është ilustrimi më i mirë i kësaj shprehjeje!
