Kivanç Tatlitug sërish në spital!

Showbiz

Lajmi padyshim, mbushi faqet online të gazetave rozë në Turqi, ku kureshtja është e madhe për jetën e VIP-ave, e Kivanç Tatlitug nuk bën përjashtim. “Përshëndetje të gjithëve, unë kam qenë në shtëpi me gruan time për 15 ditë. Megjithatë, pas disa ankesave të mia, ata më morën nën vëzhgim në spitalin ku shkova. Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin tim të testit. Unë do t’ju njoftoj, qëndroni të shëndetshëm”, shkruante ai.

Testi rezultoi negative dhe aktori zbuloi se ishte me pneumoni. Por së fundi, është parë të rikthehet në spital, dhe kurioziteti u zgjua sërish. Aktori u përpoq t`i qetësonte fansat duke shpjeguar se bëhej fjalë për një kontroll rutinë. Megjithatë, tani ata janë të shqetësuar dhe do të presin me veshët “hapur” lajme nga ai!