Kivanc Tatlitug rrezikon burgun, ja çfarë po ndodh me aktorin!

Showbiz

kivnaburg

Kivanc Tatlitug po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij. Sipas medieve turke, Tatlitug nuk i ka aspak punët mirë me drejtësinë. Ai akuzohet për evazion fiskal pasi ka fshehur detyrimet tatimore ndaj shtetit.

“Isha para prokurorëve dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur me raportet tona financiare. U thash që ka patur një problem teknik duke u përpjekur t’u shpjegoje sëbashku me avokatin tim gjendjen reale. Unë jam i pafajshëm për atë që më akuzojnë dhe për këtë dorëzova edhe dokumentet e nevojshme”, tha ai në dalje të gjykatës në Stamboll.

Nëse shpallet fajtor, Kivanc rrezikon një gjobë të majme deri në disa vite burg sipas ligjeve turke.