Kıvanç Tatlıtug rrëfen ndjesinë e të qenit baba dhe flet me krenari për suksesin e radhës

Showbiz

Kıvanç Tatlıtuh, protagonisti i serialit “Menekshe dhe Halili” si dhe serialeve të tjerë të shumtë në numër, por të gjithë të sukseshëm, i cili prej pak ditësh po provon ndjesinë e atësisë, me lumturinë që i fal kjo përvojë e re si  prind, ka dhënë intervistën e pare si baba. Por ditët e fundit zemra e aktorit ka qenë e pushtuar nga dy gëzime. Përveç atësisë ai ka përjetuar edhe emocionin që i ka falur shfaqja e premierës së projektit më të ri ku interpreton në rol protagonist.

Por ajo çka ra menjëherë në sy te babai i ri dhe  aktori i famshëm, ishte imazhi i ri me mustaqe. Ky muaj e takoi aktorin me audiencën në platformë dixhitale, ndërsa në premierën e filmit ekipi i këtij projekti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Aktori i lumtur që ky projekt por edhe interpretimi i tij në rol kryesor ishin pëlqyer, u shpreh entuziast dhe mirënjohës ndaj pritjes së ngrohtë të publikut. Gjithashtu ai ka folur për ndjesinë e pakrahasueshme që i ka falur djali i tij i porsalindur Kurt Efe, dhe e ka përshkruar duke thënë ” Kjo është ndjesia më e bukur në botë, nuk mundem ti gjej  fjalët!” Ndërsa duke shpjeguar domethënien e emrit Kurt Efe, aktori u shpreh zbuloi se të dy  emrat kanë kuptim.

‘Kurt’, ishte frymëzuar nga një projekt i mëparshëm, një personazh që për aktorin ishte shumë domethënës dhe i shoqëruar nga ‘Efe’ përcjell një mesazh për vogëlushin:  të jetë i mirë për veten dhe familjen por edhe kombin e tij. Ndërsa ka përfunduar qëndrimi në spital dhe ata janë kthyer në shtëpinë e tyre për të jetuar këtë kapitull të ri e të bukur të jetës, i krahasueshëm me fundin e lumtur të disa serialeve ku vetë aktori ka interpretuar.