Aktori i pashëm Kıvanç Tatlıtuğ ka refuzuar një ofertë prej 12 milionë lirash turke për të marrë pjesë në inagurimin e një dyqani në Kuvajt, me arsyetimin se nuk i përshtatej karrierës së tij. Aktori është njohur nga fillimet e karrierës së tij deri më sot për dhjetra role të suksesshmeme interpretuar mjeshtërisht dhe gjithashtu i vlerësuar për sharmin e tij duke u etiketuar si imazhi kryesor i disa markave të njohura.
Tatlıtuğ gëzon një numër të madh fansash në botën e Lindjes së Mesme dhe një ftesë e tillë nuk e kishte habitur aktorin, i cili refuzoi shpejt duke u shprehur se diçka e tillë nuk i dukej e përshtatshme për karrierën pavarësisht shifrës së ofruar. Më parë aktori ka refuzuar oferta të ngjashme edhe nga Katari, Arabia Saudite dhe Dubai.