Kivanc Tatlitug ka ndërmend të ndryshojë profesion! Të paktën, për momentin… Bashkëshortja e aktorit Basak Dizer ka menduar të hapë një lokal hamburgerësh. Ajo është stiliste dhe është e angazhuar në dy biznese, një kafene dhe një butik të cilat kërkon t’i zgjerojë edhe më tepër gjatë sezonit të verës.
Çifti ka menduar që të hapë të njëjtat edhe në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum.
Por me lokalin e hamburgerëve nuk do të merret ajo por vetë aktori i cili për momentin nuk ka asnjë projekt në dorë. Së shpejti atë do ta shohim si një menaxher në një lokal. A mund të ketë strategji më të mirë se kjo për të fituar klientë?! Kush nuk do të shkonte deri në Bodrum vetëm për të takuar një herë Kivançin?