Ylli i serialeve Kıvanç Tatlıtuğ është ende pa një partnere për projektin e ri! Edhe pse janë duke u diskutuar emrat e kandidateve që do të interpretojnë krah tij, nuk është bërë ende një njoftim zyrtar, se cila prej tyre do ta shoqërojë atë për rolin kryesor. Po flitet se personazhi kryesor i të cilin do ta portretizojë Tatlıtuğ, është jashtëzakonisht narcisist, madje egocentrik. Pikërisht se personazhi i tij është mjaft kompleks, kompania e prodhimit po kërkon me insistim aktoren që do t’i përshtatet më së miri atij. Ndërkohë po përfliten tre emra si kandidatet kryesore të cilave do t’ju besohet ky rol: E duhura po kërkohet mes Neslihan Atagul, Serenay Sarıkaya dhe Büsra Develi. Por do të jenë ditët në vijim ato që do të tregojnë më tepër.