Kivanc Tatlitug sapo ka përfunduar xhirimet për projektin e tij më të ri. Aktori është shprehur tejet entuziast për punën e bërë si dhe bashkëpunimin me producentin Yilmaz Erdogan. Mbrëmjen e djeshme, u mbajt një event për të celebruar përfundimin e projektit dhe për të zbuluar disa detaje më tepër rreth tij për publikun.
Duartrokitjet sigurisht që nuk kanë munguar për aktorin, i cili gjatë një interviste të shkurtër për gazetarët, ka thënë: Kjo ishte një eksperiencë e re, të cilën e kam përjetuar shumë bukur. Kam qenë tejet i entuziasmuar përgjatë gjithë xhirimeve. Qoftë për idenë e filmit, për mënyrën sesi bashkëpunuam e tashmë për faktin që mezi po pres të shfaqet në ekran”.