Kivanc Tatlitug nis xhirimet, bashkëshortja e tij mbetet pa pushime?

Showbiz

kivancbasa

Çifti Tatlitug kishin planifikuar shumë pushime për këtë verë. Edhe pse nisën para ca kohësh të lundronin në det dhe të shijonin ujërat e kaltër të mesdheut, Kivanc që prej javës së kaluar ka nisur xhirimet e projektit të tij të rradhës që është filmi “Organize ishler”. Por kjo nuk do të thotë se, bashkëshortja e tij, Bashak do ta kalojë verën me punë në Stamboll. Ajo ka qenë në Tajlandë. Së bashku me motren dhe shoqerinë e saj, ajo ka vizituar këtë destinacion fantastik dhe ka ndarë disa foto në rrjete sociale duke na treguar se po ja kalon shkëlqyeshëm.