Aktori i njohur duket se ka shkelur disa ligje, konkretisht ato të mbrojtjes së kafshëve dhe mbajtjes së tyre në publik. Në vitin 2014, u miratua ligji 5199, sipas të cilit shitja e Pitbulla-ve dhe mbajtja e tyre gjobitet. Mësohet se Kivanc nuk do të përballet vetëm me një gjobë, por kërkohet që ndaj tij të merren edhe masa të tjera. E gjitha kjo situatë, u shkaktua vetëm nga një postim i tij, ku në sfond shfaqet qeni i tij Pitbull.
Sipas fansave të tij, nuk është aspak e këndshme nga ana e aktorit, të qarkullojë nëpër vende publike me Pitbullin e tij, pasi shumë shpesh këta qen kanë sulmuar njerëzit dhe veçanërisht fëmijët. Ndërkohë ajo çka ka rënë në sy nga animalistët, ishte prerja e veshëve të Pitbull-it, një gjë e cila shihet më shpesh tek qentë e pastërvitur apo agresivë. Pritet që për qenin e tij të merret një vendim, ndërkohë që gjoba e caktuar nga shteti për këdo që mban, apo shet Pitbulla, i është dërguar tashmë aktorit.