Aktori i njohur turk, theu zemrat e shumë fansave përpara dy vitesh kur u mor vesh lajmi i martesës së tij me Basak Dizer. Çifti është ndër më të adhuruarit në Turqi dhe një nga çiftet më të bukura. Pas një periudhe pauze, Kivanc ka vendosur t’i rikthehet ekraneve të mëdha. Ai po përgatitet për filmin “Hadi Be Oğlum”, i cili do të ketë premierën në 16 Shkurt. Në intervistën e tij të fundit, aktori përveç projekteve, ka folur edhe për jetën e tij private. Martesa e ka bërë atë një njeri më të fortë.
“Në këtë profesion, është shumë e thjeshtë të humbësh vetveten. Ti shkon në shtëpi dhe të duhet të procesosh të gjithë atë që ke kaluar gjatë ditës. Fansat, projektet, puna jote, e bëjnë edhe personin më të fortë të largohet nga karakteri i tij. Dikush duhet të jetë aty për të të kujtuar se kush je dhe të të kthejë në realitet. Kjo është gjëja më e rëndësishme që kam mësuar këto 15 vite karrierë. Këtë gjë bën bashkëshortja ime. Më bën të jem më i përgjegjshëm, më i përkushtuar. Ne e mbështesim tejmase njëri tjetrin dhe kjo gjë më bën të ndihem shumë i lumtur. Ajo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam një person shumë me fat që e kam pranë,” ka përfunduar aktori.