Kivanç Tatlitug i ndërpresin xhirimet qytetarët e revoltuar!

Showbiz

kivanc ttl
Dita e sotme kishte rezervuar një surprizë aspak të këndshme për aktorin e njohur Kivanç Tatlitug. Së fundmi, ai është duke xhiruar një film të ri, për të cilin siç e kemi përmendur më parë, aktori ka bërë shumë përgatitje fizike. Në një nga skenat e filmit, Kivanç duhej të bënte disa manovra me makinë, në rrugët e qytetit. Për këtë arsye, makinat që ndodheshin për momentin në rrugë, duhej të organizoheshin deri në detaj nga stafi. Por, skena e tij aksion, nuk u përfundua dot.

carpisma kiv 090511EC

Kjo, pasi të gjithë qytetarët që po ngisnin makinat në atë rrugë, kanë refuzuar të përshtaten me situatën e madje kanë filluar një “protestë”. Sipas tyre, nuk është aspak e drejtë, që një rrugë të bllokohet dhe njerëzve të cilët kanë punë të ndryshme, t’u krijohen probleme për shkak të një filmi.Tejet të revoltuar, qytetarët i janë drejtuar Kivanç duke i kërkuar të mos vazhdojë të bllokojë trafikun për shkak të skenës së tij. Kjo situatë, u qetësua pas disa orësh, nga pjestarët e stafit, të cilët gjithsesi e gjetën një mënyrë për ta realizuar skenën e cila duhej xhiruar.