Basak Dizer, bashkëshortja e Kivanc Tatlitug, ka refuzuar një ofertë mjaft të majme. Bëhet fjalë për një firmë veshjesh, e cila e kishte kërkuar bukuroshen si imazh të saj, me një kontratë me shifra marramendëse. Por, Kivanc nuk ka qenë dakord që ajo të ekspozohet përpara kamerave. Faktikisht, që prej kohës që ata janë martuar, kanë patur plot oferta për të qenë të dy protagonistë të projekteve të ndryshme, por nuk kanë pranuar.
Duket se Kivanc është më tepër xheloz sesa mund të kishim menduar dhe kjo gjë nuk ndryshon as nëse bëhet fjalë për projekte miliona dollarëshe. Tashmë gjërat janë pak më ndryshe, por në fillim të marrëdhënies së tyre, Kivanc nuk donte që partnerja e tij të kapej nga kamerat në asnjë moment e jo më të bënte reklama.