Kivanc Tatlitug i drejtohet gjykatës për të «mbrojtur» veten dhe bashkëshorten!

Showbiz

kivanc nusja

Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2016-të. Asokohe, aktori u mundua të tregohej tejet i rezervuar përsa i përkiste detajeve të ceremonisë apo muajit të mjaltit. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 2 vite tashmë, mediat vazhdojnë të “gërmojnë” me shpresën se do të gjejnë diçka rreth jetës private të çiftit. E vetmja gjë që dihej, ishte se Kivanc dhe Basak të cilët u martuan në Paris, kishin zgjedhur të kalonin muajin e tyre të mjaltit në Hawai. Së fundmi, në faqen e një hoteli, kanë dalë foto të çiftit të cilat presupozohet të jenë bërë gjatë asaj periudhe.

47449216 508074166369580 358290179036807168 n

Sigurisht këto foto u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke u marrë edhe nga të gjitha mediat turke. Por, Kivanc ka arritur ta stopojë përhapjen e mëtejshme të tyre. Aktori i njohur ka angazhuar avokatin e tij, të nisë një proces kundër resortit që ka publikuar fotot pa lejën e tij dhe kjo ka bërë që fotot e shumëkërkuara nga mediat të “zhdukeshin” nga rrjeti. Kivanc nuk ndihej aspak komod që foto të tij dhe bashkëshortes së tij, të qarkullonin kudo dhe gjykata e Stambollit e ka pranuar arsyetimin e tij. Tashmë, edhe pse shumë persona mund t’i kenë ruajtur fotot e çiftit, është e pamundur që ato t’i gjeni dot në internet.