Kivanç Tatlitug flet për atësinë: “Jam duke u rritur si prind”

Showbiz

Aktori Kivanç Tatlıtug i cili pak kohë më parë u bë baba pë herë të parë ka folur në një intervistë të fundit për rritjen e përgjegjësisë si baba, bashkë me rritjen e djalit të tij. Aktori tregoi se ai tashmë është mësuar me këë ndjesi të re privilegjesh e përgjegjësish që të fal ndjenja e atësisë dhe rrëfeu se tani e kupton më mirë se sa i vështirë është roli i të qenit prind. “Unë dhe Bashak e dimë tani sa e rëndësishme është të qenit i pranishëm në jetën e një fëmije, prindërimi na ka bërë shumë të ndjeshëm. Kurt Efe po na mëson një përvojë të re, ku ne zbulojmë diçka të panjohur çdo ditë dhe ‘rritemi’ si prindër bashkë me rritjen e fëmijës. Aktori pranoi se tani gjithçka në jetën e tij ishte bërë më kuptimplotë dhe më e këndshme. Ndërsa protagonisti i serialit “Gymysh” të cilin jeni duke e ndjekur në Kanal D drama, është fotografuar pas intervistës me vogëlushin Kurt Efe, kjo fotografi e parë e tyre, së bashku, nisi të qarkullojë dhe përhapet me shpejtësi në internet.