Aktori i njohur turk dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer, sapo kanë filluar pushimet verore. Çifti kanë vendosur të kalojnë disa ditë në bregdet, pas përfundimit të xhirimeve të aktorit për projektin e tij më të fundit. Pushime mëse të merituara këto, për të hequr kështu edhe lodhjen apo ngarkesën profesionale të periudhës së fundit.
Së bashku me ta kanë udhëtuar edhe disa miq të tyre, duke i bërë këto ditë pushimi akoma më argëtuese për çiftin. Menjëherë pasi të kthehen në Stamboll, Kivanç do të nisë punën për projektët e tij të reja, konkretisht rolin kryesor në një film aksioni si dhe xhirimet për një serial të ri.