Aktori 35-vjeçar Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij duket se duan ta kalojnë marrëdhënien e tyre në një stad tjetër. Ata kanë shumë dëshirë që të formojnë një familje së bashku dhe të kenë fëmijë, por duket se kjo dëshirë nuk po i realizohet. Një lajm shumë i keq ky në fakt, por Kivanç do të ngulmojë për këtë gjë. Ai ka vendosur që bashkë me gruan e tij të shkojnë në Amerikë dhe të marrin përkujdesje nga spitalet dhe doktorët më të mirë. Janë optimist për këtë situatë dhe besojnë se me ndihmën e mjekëve atje, dëshirën e tyre dhe vullnetin e zotit do t’ja dalin mbanë!