Çifti i njohur kanë filluar organizimin për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Kivanç dhe Basak kanë vendosur tashmë sesi do e festojnë Vitin e Ri. Mund të duket si diçka fare e thjeshtë për ju, por për çiftin ishte mjaft e mundimshme përshtatja e planeve. Kjo, pasi xhirimet e projektit të fundit të Kivanç, i kanë zënë atij pjesën më të madhe të kohës. Madje, për ditë me radhë ai as nuk e ka takuar bashkëshorten e tij.
Duke qenë se gjatë gjithë kësaj periudhe dy të rinjtë nuk kanë pasur aspak kohë për të kaluar më njëri-tjetrin, Kivanç ka mundur të sistemojë punët e tij, në mënyrë që të kalojë disa ditë pushimi me bashkëshorten. Ata do të shkojnë për 4 ditë në Spanjë, ku do të festojnë Vitin e Ri si dhe do të pushojnë sado pak. Këtë herë, çifti nuk kanë ftuar asnjë person nga rrethi shoqëror për të festuar me ta, sepse dëshirojnë që të jenë vetëm të dy dhe të rekuperojnë kohën që u ka munguar.