Aktori Kıvanç Tatlıtuğ dhe konsulentja e modës Başak Dizer, të cilët u martuan në Paris në vitin 2016, janë duke pritur të lumtur një fëmijë.
Lajmi që çifti i njohur i showbizit do të bëhen me fëmijë ka bërë bujë në mediat turke dhe më gjerë. Në të gjitha daljet e saj publike Başak Dizer, partnerja e aktorit protagonist të serialit Kuzeji dhe Gyneji të cilin e ndiqni në Kanal D Drama, është shprehur që ndihet shumë e lumtur dhe e emocionuar dhe mezi po pret të marrë në krahë fëmijën e vogël.
Edhe aktori simpatik turk Tatlıtuğ ka thënë për mediat, “Jemi shumë të lumtur. Si fillim duam të falenderojmë të gjithë që ndanë me ne këtë ndjenjë të bukur. Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që Zoti ti japë fëmijë të gjithëve. E rëndëishme për ne është të jetë i shëndetshëm.”
Gjinia e fëmijës së Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer e cila ka hyrë në muajin e 4 të shtatëzënisë, është zbuluar. Duke e ndarë lajmin me njerëzit më të afërt, stilistja ka filluar përgatitjet për dekorimin e dhomës së djalit.
Mësohet se çifti ka filluar me blerjen e të gjitha sendeve të nevojshme shumë cilësore dhe madje aktori ka refuzuar çdo ofertë nga marka të ndryshme për bashkëpunim. Duke përgënjeshtruar lajmin se fëmija do lindë jashtë shtetit, çifti ka thënë se mezi po presin ta marrin në krahët e tyre në Stamboll.