Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer, përse nuk e përkrahu aktori bashkëshorten e tij?

Showbiz

Ditët e fundit qarkullojnë zëra se Başak Dizer, bashkëshortja e aktorit të famshëm Kıvanç Tatlıtuğ , e cila ka hyrë në muajin e  5-të të shtatzanisë, ka marrë një ofertë nga një kompani mobiljesh, për t’u bërë imazhi i saj së bashku me foshnjën. Megjithatë stilistja e famshme mësohet ta ketë refuzuar ofertën për të cilën do të shpërblehej me një vlerë prej 200 mijë dollarësh. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë bashkëshorti i saj, aktori i famshëm i serialeve të panumërta, i cili nuk ka dashur që foshnja e tyre, ende pa ardhur në jetë të kthehej në ‘mjet’ për të krijuar biznes e për të fituar të ardhura. Aktualisht çifti po merr kohë për ndryshimet e bukura, të afërta që do të ndodhin në familjen e tyre, duke qëndruar larg projekteve të reja profesionale. Kujtojmë se vetë aktori, ka qenë disa herë pjesë e kontratave të rëndësishme me kompani të njohura në botën e marketingut, siç ishte ajo e reklamimit të veshjeve xhins, të një marke nga më të njohurat.