Kıvanç Tatlıtuğ bëhet baba/ E quajtën djalin e tyre Kurt Efe

Showbiz

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, i cili me interpretimin e personazheve të larmishëm gjatë karrierës së tij të deritanishme, ka rrëmbyer zemrat e shikusve të panumërt, së fundmi po përjeton çastin më emocionues që tejkalon çdo arritje të mëparshme.

KivançTatlitug është bërë baba!  Kurt Efe Tatlıtug, djali i aktorit dhe stilistes Bashak Dizer, ka ardhur në jetë ditët e fundit duke lumturuar jo vetëm çiftin por edhe miqtë e tyre. Shumë emra të njohur të serialeve janë gjendur pranë çiftit në këto çaste, duke u bashkuar me lumturinë e tyre.

Në radhën e miqve të aktorit, urimet e para janë përcjellë nga Birçe Akalaj protagonistja e serialit “Dashuri Bardh e Zi”, transmetuar aktualisht në Tring, Riza Koçayoglu me të cilin ka ndarë sheshxhirimin në serialin “Kuzeji dhe Gynei”, e sigurisht nuk mund të mungonte çifti i aktorëve të famshëm, Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal, të cilët njësoj si ai dhe Bashak, po presin që pas pak ditësh të bëhen sërish prindër dhe të ndajnë me miqtë e tyre emocione të përbashkëta në rrugëtimin e prindërimit.