Aktori i famshëm e serialeve turke Kıvanç Tatlıtuğ dhe bashkëshortja e tij stilistja, Bashak Dizer javën e kaluar konfirmuan lajmin se do të bëheshin prindër për herë të parë. Ditët e fundit aktori me sa duket ka zgjedhur ta festojë momentin e lajmit të gëzueshëm në një darkë me familjarë dhe rrethin e ngushtë të miqve. Kivanç është pyetur së fumdmi për reagimin e tij kur mësoi se do të bëhej baba. Aktori i emocionuar dhe duke u munduar ti zgjidhte fjalët për ndjesinë e tij përballë një ndryshimi kaq të madh jetësor e njëkohësisht edhe tejet të gëzueshëm, është shprehur se ishte lumturuar pa masë dhe e përshkroi ndjesinë, si më të veçantën që kishte përjetuar ndonjëherë gjatë jetës. Gjithashtu tregoi se për emrin, është ende herët dhe ata nuk e kanë menduar ende një të tillë, e madje as gjininë nuk e dinë akoma. Por protagonisti i serialeve të shumta dhe shumë të suksesshme tha se nëse do të ishte vajzë apo djalë, për të kjo nuk ka aspak rëndësi.