Bota e kinematografisë latine, ka humbur dy nga aktorët më të mirë të saj. Rogelio Guerra, 81 vjeç dhe Maria Rubio, 83 vjeç, janë ndarë nga jeta. Dy aktorët janë bërë tejmase të famshëm pas një sërë rolesh në telenovela të ndryshme të cilat janë shfaqur në mbarë botën.
Mediat latine kanë ndarë lajmin e hidhur për dy aktorët. Mësohet se Rogelio ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, për vite me radhë. Ndërsa për Marian nuk është dhënë ende një deklaratë, për të shpjeguar shkakun e vdekjes.