Kim rrëfen për herë të parë sesi Kanye i ndryshoi jetën!

Showbiz

kim kanye
Kim është njohur gjtihmonë si një prej femrave më seksi, por veshjet e saj ishin skandaloze deri në momentin kur në jetën e saj u shfaq Kanye. Në një intervistë për ‘BOF Summit’ ajo tregoi sesi Kanye zhduku me një lëvizje të gjithë garderobën e saj, madje duke i vënë në dukje se Kim vishej në mënyrë skandaloze. Ajo e konsideron këtë ngjarje si një nga më të rëndësishmet e jetës së saj, që i ka ndryshuar jetën.

kim family

“Gjithmonë kam pasur vetëbesim se vishesha bukur dhe kisha stil. Kjo ndodhi deri në momentin që takova bashkëshortin tim dhe më tha se kisha stil të tmerrshëm. Nga 250 palë këpucë, përfundova vetëm me dy palë. Nuk munda dot të përmbaja lotët. Ne u larguam nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe, garderoba ime u mbush me veshje të stilistëve më në zë në botë. Kishte veshje të markave si Lanvin apo Givenchy, që të them të drejtën, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë. Por unë nuk u ofendova nga ky gjest i Kanye-s, ai po përpiqej të më mësonte”.

kim old