38 vjeçarja mirëpriti në 116 janar 2018 fëmijën e saj të tretë, të sjellë në jetë nga një nënë surrogate. Ajo vendosi ta quajë atë Chicago, gjë e cila ngjalli shumë debat në rrjet. Megjithatë, deri dje, askush nuk kishte arritur të zbulonte fytyrën e vogëlushes.
Kim është kujdesur gjithë kohën ta ruajë atë nga paparacët. Ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën që foton e të porsalindurës, nuk do ia shisnin asnjë portali apo medieje, pavarësisht ofertave të majme që morën. Kim ka vendosur të publikojë vetë një foto të saj.
Edhe pse me efekte të ndryshme, vogëlushja ka mahnitur të gjithë me ëmbëlsinë e saj. Fansat e Kim kanë theksuar faktin se ajo ngjan tejmase me vëllain e saj, Saint. Pritjes së tyre i erdhi fundi, pasi tashmë kanë një imazh të Chicago.