Pasi pushtoi industritë e muzikës dhe modës, Kanye West ka vendosur të zgjerojë linjën e tij të veshjeve dhe atleteve Yeezy në produkte kozmetike.
Reperi ka paraqitur dokumentat ligjore për të marrë markën tregtare për hapjen e linjës së kozmetikës që përfshin make-up, maska për fytyrën, manikyrë, deodorant etj.
Me hapjen e linjës së kozmetikës ai do jetë në konkurrencë me gruan e tij Kim Kardashian dhe kunatën Kylie Jenner.
39-vjeçarja Kim hapi linjat KKW Beauty dhe KKW Fragrance në vitin 2017.