Duket se për ata që janë adhurues të Kim Kardashian ka ardhur edhe çasti i shumëpritur. Ndoshta kjo mund të konsiderohet një formë marketing shumë e mirë por për fansat e zjarrtë kjo nuk ka aspak rëndësi. Të gjithë ato që do të blejnë produktet nga linja e saj kozmetikës mund të kenë shancin të kalojnë disa orë me të. Kim së shpejti do të hap dyqanin e ri në Los Angelos ku do të ketë produkte nga linja e saj kozmetike KKW Beauty dhe parfumet KKW Fragrance.
Ata që javën e parë do të të blejnë produkte në këtë dyqan do të kenë edhe fatin që të kalojnë disa moment me yllin e “Keeping Up With The Kardashian’s” por edhe grimierin me origjinë shqiptare Mario Dedivanoviç. Emrat do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe në fund të këtoj muaji do të kenë një takim me Marion dhe Kim Kardashian.