Kim Kardashian sjell një linjë të re produktesh…

Showbiz

Së fundmi Kim Kardashian ka prezantuar projektin e saj më të fundit që ka të bëjë me një linjë të re produktesh. Kim ka njoftuar në Instagram, se nisma e saj nisi për shkak të të gjitha atyre herëve që ka dashur të veshë një fund apo fustan të çarë në njërën këmbë, pa iu dukur korseja. Kjo linjë e re e sjellë nga Kim do të quhet Kimono.

“Gjithmonë më është dashur t’i pres korsetë për të bërë stilet e mia, dhe ka pasur shumë raste që nuk mund të gjeja një korse që të shkonte me ngjyrën e lëkurës sime kështu që më duhej një zgjidhje për të gjitha këto”. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” njofton se korsetë do të vijnë në masa të ndryshme nga XXS deri në 4XL dhe në 9 ngjyra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on