Kim Kardashian publikon për herë të parë imazhin e plotë të fëmijës së saj të katërt

Showbiz

Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt në muajin maj. Fëmija erdhi në jetë nga një nënë surrogate dhe Kim e pagëzoi me emrin Psalm. Ndryshe nga herët e tjera, Kim zgjodhi që vogëlushin të mos e bëjë shumë pjesë të mediave dhe deri më tani nuk kishte publikuar ende një imazh të plotë të tij. Por pak orë më parë 38-vjecarja ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj një foto shumë të ëmbël të Psalm. Vogëlushi shfaqet mjaft i ëmbël teksa buzëqesh para aparatit.