Nuk mund t’i ndodh çdo njeriu që një ndër femrat më me influencë në botën e biznesit, medias e jo vetëm të postojë në Instagram foton tëndë, në një llogari ku numëron plot 117 milion ndjekës. Kjo i ka ndodhur këngëtares shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, fotoja e të cilës është publikuar në “Instastoryn” e Kim.
Shkak për këtë është bërë make-up artisti Ariel i cili është miku i ngushtë i Anxhelinës dhe ka përdorur produktet “KKW Beaty” për grimin e këngëtares shqiptare. Kim nuk ka nguruar ta ri-postojë foton që mesa duket i ka pëlqyer shumë.