Kim Kardashian pendohet që ka humbur kohën me meshkuj të tjerë! I bën dedikimin emocionues bashkëshortit

Showbiz

Kim Kardashian së fundmi ka folur gjerë e gjatë për një revistë , duke treguar edhe njëherë përkushtimin ndaj bashkëshortit Kanye West.
Ajo pohoi se ka humbur kohë në të kaluarën pas meshkujve që i ka pasur bashkëshort ose të dashur.


“E kam humbur kohën kot më parë me meshkuj të tjerë. Tani ia di vlerën bashkëshortit tim”, ka deklaruar ndër të tjerash ylli amerikan me prejardhje armene.


Kujtojmë se 38-vjeçarja ka katër vjet që ka kurorëzuar romancën me martesë me reperin e famshëm amerikan, ku së bashku janë prindër të katër fëmijëve.
Kardashian më parë ka qenë e martuar me Damon Thomas (2000-2004) dhe më pas për dy vite ishte në kurorëzim me Kris Humphries (2011-2013).