Kim Kardashian dhe Kanye West javën që vjen do të festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre. Në fakt duhen edhe pak ditë për të festuar, por Kim ka nisur që dje nga urimet dhe kujtimet. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga dasma e tyre përallore, të cilën e organizuan në Itali në vitin 2014. Bashkangjitur fotos që kim ka publikuar shkruan:- “5 vite dhe 4 fëmijë. Jeta nuk mund të ishte më e mirë se kaq! Përvjetori së shpejti”. Kujtojmë se Kim dhe Kanye javën e kaluar u bënë prindër për herë të katërt dhe u bekuan me një djalë.