Këto ditë kanë qarkulluar lajme se Kim Kardashian do të kishte një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Të shumtë ishin ata të cilët ishin skeptikë rreth këtij takimi, duke thënë madje se Kim thjesht do të takonte disa zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe kaq. E në fakt, është e vështirë për t’u besuar, pas deklaratave të shumta të bashkëshortit të saj, apo qoftë komenteve të familjes Kardashian të cilat ndoshta mund të mos kenë qenë aq të këndshmë për Trump.
Megjithatë, ajo çka ishte akoma më e pabesueshme, ishte tema për të cilën ata do të diskutonin, reforma e të burgosurëve. Të gjithë janë habitur sesi kjo çështje kaq e madhe, të diskutohet midis Kim dhe Trump. Megjithatë, tashmë është fakt, pasi vetë presidenti e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale takimin me Kim si dhe temën për të cilën biseduan.