Kim Kardashian, prej dy javësh është bërë sërish nënë. Vajza e saj quhet Chicago dhe u lind nga një nënë surrogato. 37-vjeçarja, këtë herë ka vendosur të dalë direkt publikisht me vajzën, ndryshe nga ç’ka vepruar me dy fëmijët e parë.
Edhe pse fytyra e vajzës nuk mund të shihej tamam, sepse ishte e mbuluar me kuvertë, gjithsesi në foto arrihet të krijohet një imazh i vogëlushes. Këto fotografi të siguruara nga paparacët, janë të vetmet fotografi që mund të gjeni.
Kjo, sepse Kim ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë lloj pagese nga asnjë revistë apo gazetë, për të shfaqur fytyrën e vajzës së saj.