Kim Kardashian në pritje të fëmijës së katërt?

Showbiz

kimkardashian01
Ajo sapo është bërë nënë për herë të tretë, saktësisht në muajin Janar. Fëmija i tretë u lind nga një nënë surrogato dhe Kim ka treguar prej kohësh tashmë se ajo vetë nuk e përballon dot më shtatzaninë. Por, gjithmonë e ka shprehur faktin se do të ketë një familje të madhe.

kim
Së fundmi, ajo ka rrëfyer se bashkë me bashkëshortin, po planifikojnë të kenë një fëmijë të katërt. Edhe pse e kanë menduar dhe diskutuar këtë gjë, kanë vendosur që do të bëjnë shumë vite më vonë. Pasi tani, është momenti t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme tre fëmijëve të tyre.

kim kardashian