Ajo është nga ikonat botërore përsa i përket formave trupore. Megjithatë, duhet të kujtojmë se çdo foto e saj editohet përpara se të publikohet. Kështu që nëse mendoni se është në super formë, na vjen keq t’iu zhgënjejmë.
E vërteta është shumë larg asaj çka shohim ne. Në fotot e fundit, duket qartë se Kim nuk ka arritur t’i largojë dot kilet e tepërta. Ajo shfaqet me një veshje sportive, teksa luan me familjen e saj. Fotot e postuara nga vetë Kim, e tregojnë shumë qartë që trupi i saj nuk është siç e mendojmë ne. Megjithatë, të gjithë po mundohen të kuptojnë përse Kim e ka nxjerrë vet një postim ku i duket trupi në këtë mënyrë?