Kim Kardashian merr vendimin e papritur

Showbiz

Javën e kaluar Kim Kardashian lançoi linjën e re të korseve nën emrin, “Kimono by Kim Kardashian”. Ky emër nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e saj, të cilët mendojnë se me të ka cenuar kulturën japoneze. Kimono është një veshje tradicionale e Japonisë, ndaj ndjekësit e këtij vendi nuk dëshironin që Kim të përdorte emrin e tyre për linjën e saj. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i mori në konsideratë këshillat e fansave të saj dhe vendosi që ta ndryshojë emrin. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo tregoi se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se suksesi i saj ka ardhur nga marrëdhënia që ka ndërtuar me fansat, ndaj së shpejti do të prezantojë një emër të ri. Pas kësaj edhe website “Kimono” u mbyll, duke treguar se Kim i çon deri në fund këshillat e ndjekësve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on